Ngo nderon Tiranën, fitore me ‘aromë’ titulli në Korçë

332
Sigal

Në Korçë u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës. Skënderbeu e mbylli në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar në minutën e 9-të nga Mensah.

Por Tirana përmbys gjithçka në fraksionin e dytë. Në minutën e 71-të Ngo me kokë e dërgon topin në rrjetën e vendësve duke barazuar 1-1.

Është sërish sulmuesi shtatlartë i cili në të 76’ realizon edhe golin e dytë, duke i dhënë fitoren e çmuar ekipit të tij.

Bardheblutë hedhin një tjetër hap drejt titullit, pasi ruajnë diferencën prej 9 pikësh me Kukësin, kur kanë mbetur 5 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit.