Sherr me thika në Tiranë, 24 vjeçari përfundon në spital

96
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë. Një konflikt i castit për motive të dobëta ka lënë të plagosur me thikë, një shtetas 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes