Tropojë, vritet me armë 47 vjeçari, kush është viktima

418
Sigal

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tropojë.

Sipas të dhënave të para viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç.

Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij në rrugën e spitalit. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.