Tropojë/ Asgjësohen 290 bimë narkotike, në kërkim 47 vjecari

473
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me shërbimet e FNSH, kanë ushtuar kontroll të imtësishëm, në disa zona të thella malore të rrethit Tropojë. Si rezultat i kontrollit të ushtruar vendin e quajtur “Curraj i Epërm”, në fshatin Lekbibaj, Tropojë, kanë gjetur dhe asgjesuar rreth 290 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 2(dy) parcela, të hapura rishtas . Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë idetifikimi dhe shpallja në kërkim autorit i cili kishte në posedim parcelat me bimët narkotike dhe konkretisht shtetasi : -Bib Perpepaj, vjeç 47, banues në Curraj i Epërm, Tropojë. Po punohet për kapjen e shtetasit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.
Sigal