Tragjike, një burrë i jep fund jetës në Durrës

486
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 18:00 të një dite më parë, në lagjen numër 7, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi 43-vjeçari me inicialet G. S.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në spital.

Pas kësaj ngjarje, policia thotë se dosjen e ka kaluar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të tjera për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Sigal