Zbulohen detaje të reja të vrasjes në Korçë

547
Sigal

Detaje të reja janë bërë të ditura nga vrasja me armë zjarri e 57-vjeçarit Gëzim Nako, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se 57-vjeçarit i janë gjetur dy plumba në trup, ndërsa një tjetër plumb u gjet në zonën e krimit.

Viktima, baba i dy fëmijëve, u gjet i pajetë në shtëpi nga bashkëshortja.

Së bashku me familjen, ai jetonte në SHBA, ndërsa ishte kthyer të qëndronte disa ditë në Shqipëri, pasi kishte vëllain të sëmurë.