Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë.
Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.Edhe krahasimi rajonal tregon një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime ishin sa 19.9% e PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9% dhe në Serbi vetëm 12.8%.Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave.
Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat.Në vendet me të ardhura më të larta, pasi plotësohen nevojat për ushqim, një pjesë shumë më e madhe e të ardhurave mbetet për strehim, transport, shëndetësi, arsim, kulturë, argëtim dhe kursime.Shqipëria ka konsum individual për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, sa 48% e mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e mesatares europiane.
Megjithatë, shpenzimet për ushqime në raport me ekonominë janë mbi tri herë më të larta se në BE.Në vlerë, sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria shpenzon 5.1 miliardë euro për ushqime.E parë e detajuar, Shqipëria ka peshë të lartë të disa prej produkteve më bazë në ekonomi, duke u renditur në krye të Europës për shpenzimet për qumështin dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, si dhe për zarzavatet.Grupi “qumësht, produkte të tjera të bulmetit dhe vezë” përfaqësonte në vitin 2025 rreth 4.5% të PBB-së së Shqipërisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte vetëm 1%.Asnjë vend tjetër në tabelën europiane nuk kishte një peshë më të lartë.Në Bosnjë-Hercegovinë, shpenzimet për këtë grup ishin sa 4.2% e PBB-së, në Malin e Zi 3.5%, në Maqedoninë e Veriut 3.4% dhe në Serbi 2.2%.
Në Greqi pesha ishte vetëm 1.7%, ndërsa në Itali 1.2%.Pesha e qumështit, bulmetit dhe vezëve në ekonominë shqiptare është kështu 4.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së.Nuk ka asnjë të dhënë që të trgojë se shqiptarët konsumojnë më shumë bulmet se Europa. Diferenca përkon më shumë me nivelin e lartë të çmimeve të këtyre produkteve. Në vitin 2025,Shqipëria kishte indeksin 135.6 për qumështin, produktet e bulmetit dhe vezët, ku mesatarja e BE-së është 100. Çmimet ishin 35.6% mbi mesataren europiane, duke e renditur Shqipërinë të tretën më të shtrenjtë në Europë për këtë grup.
Në vlerë, shpenzimet për këtë grup ishin 1.1 miliardë euro.Diferenca me rajonin ishte edhe më e fortë. Indeksi ishte 107.1 në Serbi, 95 në Malin e Zi, 92 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 89.6 në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët i paguanin këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.Një tjetër diferencë e fortë është te vajrat dhe yndyrnat. Në Shqipëri, shpenzimet për këtë kategori ishin sa 1.4% e PBB-së, kundrejt vetëm 0.2% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon shtatë herë më shumë se mesatarja e BE-së për këtë grup produktesh.
Në vlerë shpenzimi ishte 356 milionë euro.Edhe në këtë rast, Shqipëria kishte peshën më të lartë ndër vendet europiane të përfshira në tabelë. Në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, vajrat dhe yndyrnat zinin vetëm 0.6% të PBB-së, ndërsa në Serbi 0.4%. Edhe Greqia, relativisht e lartë në krahasim me BE-në, ishte në 0.7%.Edhe çmimet e vajrave dhe yndyrnave në Shqipëri ishin mbi mesataren europiane.






















