Eshtë identifikuar një nga tre viktimat që humbën jetën këtë të dielë, në plazhin Vilë-Bashtovë të Kavajës.
Babai 50-vjeçar Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur përkatësisht të moshave 15 dhe 13 vjeç, kanë gjetur vdekjen ndërsa po laheshin në det.
Dyshohet se shkak i mbytjes së tyre të ketë qenë deti i trazuar me dallgë të mëdha.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kur ka ndodhur tragjedia, kanë marrë shërbimin e urgjencën në Rrogozhinë kur kanë bërë debat me shoferin e ambulancës pasi kjo e fundit ka mbërritur më tepër se gjysmë ore me vonesë.
Mbytja e pushuesve në det është një fenomen që po rritet dita ditës, dhe duket se instancat nuk po bëjnë asgjë për ta parandaluar. Thënë kjo nisur dhe nga fakti, që në plazh mungojnë rojet bregdetare, që të vendosin flamurin e kuq për të sinjalizuar se deti është i trazuar, dhe për të shmnagur tragjeditë e mundshme.