Tjetër aksident i rëndë në vend, dy të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të makinave në aksin Radhimë-Orikum

131
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite, këtë herë në jug. Mësohet se në aksin Radhimë-Orikum dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë mësohet se kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë si dhe ambulanca. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia po punon.

Ndërkohë më herët, një tjetër aksident i rëndë me disa të plagosur u shënua në superstradën Lezhë-Shkodër.