Lionel Messi: Do rikuperoj energjitë për sezonin e ri, jam i emocionuar për aventurë e re me Inter Miami

84
Sigal

Ylli argjentinas Lionel Messi zgjodhi të divorcohej nga PSG, pas dy sezonesh me kampionët e Francës. Mes rikthimit te Barcelonës dhe një përcojë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Messi vendosi të kalojë të këta të fundit, duke iu bashkuar Inter Miamit.

Pas ndeshjes së lamtumirës së Juan Roman Riquelme, nga stadium “Bombonera”, Messi dha një intervistë.

“Për mua ishte kënaqësi të isha dëshmitar në ndeshjen e lamtumirës së Riquelme, argjentinasit e kanë “pikë të dobët”. Riquelme është histori për Boca Juniors dhe unë u kënaqa shumë që u riktheva të luaj në një stadium si “Bombonera”. Tani pres të marr disa ditë pushime, të rikuperoj energjitë dhe të përgatitem për sezonin e ri. Do të nis një aventurë të re, në një skuadër të re dhe një qytet të ri. Jam shumë i emocionuar për këtë”, – Tha ai!