Presidenti Begaj takim në Malin e Zi për procesin e Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP)

71
Sigal

Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë përmbyllës të Kryesisë së Radhës së Malit të Zi, të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP)

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj mbërriti sot në Malin e Zi, ku do të zhvillohet Takimi i Nivelit të Lartë i Kryesisë së Radhës së Malit të Zi të Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Takimi organizohet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Podgoricë, në mbyllje të Kryesisë së Radhës të SEECP-së nga vendi i tij.

Në këtë Takim të Nivelit të Lartë, pritet të marrin pjesë presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga 13 vendet anëtare të nismës, si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), presidenca aktuale e BE-së, si dhe nga Komisioni Evropian.

Me këtë rast, Presidenti Begaj, i cili kryeson dhe delegacionin shqiptar në këtë Takim të Nivelit të Lartë pritet të mbajë nesër dhe një fjalë me mesazhet kryesore të fokusuara në nevojën e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në këto momente plot sfida e kërcënime.

Presidenti Begaj, pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë nga vendet anëtare të nismës.