Tiranë, makina përplas fëmijën tek ‘Rruga e Durrësit’, rëndë në spital

460
Sigal

Një
ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një automjet ka
përplasur një fëmijë. Mësohet se aksidenti ndodhi tek ‘Rruga e Durrësit.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se fëmija është
dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, nuk dihet ende mosha dhe identiteti i fëmijës,
ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen
e plotë të rrethanave të akidentit.