Fier, ushtronte dhunë ndaj gruas; arrestohet 35-vjeçari

457
Sigal

Ushtronte
dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 35-vjeçari. Burime nga policia bëjnë me
dije se në pranga ka rënë shtetasi Erjon Sulohoxhaj, lindur në Berat dhe banues
në lagjen “Kryengritja e Fierit”,Fier,  i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  shtetasja A.N,
39 vjeçe, kallëzon se prej katër muajsh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai
vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i
kaluan Prokurorisë  Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.