Një 44 vjeçar nga Valiasi i Tiranës është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë bashkëshorten e shokut të tij. I arrestuari është B.K. 44vjeç emigrant në Greqi, por së fundmi ishte kthyer nga emigracioni. Ai ka tentuar të përdhunojë një shtetase 34 vjeçare, e cila ndodhej në shtëpi së bashku me fëmijët e saj. Këta të fundit kanë mundur të lajmërojnë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 44vjeçarin.