12 turistë vriten në Egjipt

481
Zyrtarë egjiptianë konfirmojnë se ushtria e tyre, gabimisht ka vrarë një konvoj turistësh prej 12 veta, gjatë një operacioni, kundër terrorizmit. Ministria e Brendshme ka thënë se trupat e rendit po kryenin operacione në kërkime të “elementeve terroriste” në pjesën perëndimore të shkretëtirës, kur kanë shtënë në konvojin e turistëve. Ministria e Jashtme e Meksikës, ka thënë se të paktën dy turistë meksikanë janë vrarë, përderisa dhjetëra të tjerë meksikanë dhe egjiptianë janë plagosur. Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se do të zhvilloj hulumtime rreth incidentit.
Sigal