Thellohet bilanci tragjik, 16-vjeçarja nga Rusia mbytet në plazhin e Ksamilit

508
Thellohet bilanci i të mbyturve në plazhet shqiptare. Një 16-vjecare është mbytur në plazhin e Ksamilit mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur përballë ‘3 ishujve Ksamil’.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por dyshohet se ajo është turiste ruse. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Ngjarja vjen një ditë pasi në plazhin e Velipojës u mbyt një 35-vjeçar nga Kosova, i cili hyri në det për të shpëtuar bashkëshorten, por u mbyt vetë. Ndërkohë javën e kaluar në bregdetin e Vlorës u mbytën brenda një ditë 4 persona.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare. Po punohet për gjeneralitetet e plota. Trupi i saj po dërgohet drejt Spitalit Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.
Sigal