Digjet autobusi te Liqeni i Thatë, dyshohet për dy persona

451
Një autobus është djegur në kryeqytet, në rrethana që mbeten për t’u sqaruar. Pak pas mesnate autobusi i linjës Liqeni i Thatë – Qendër në Tiranë është përfshirë nga zjarri, ndërsa ka qenë i parkuar në vendin e parkimit të urbanëve të kësaj linje në Liqenin e Thatë. 
Mësohet se lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar roja i parkingut, për të hedhur dritë mbi sa ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë të ditur se autobusi me targa AA 613GN në pronësi të personit me iniciale S.D., është djegur nga dy persona, të cilët sipas rojës kanë qenë me maska. 
Ai ka thënë në polici se të dyshuarit e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për vërtetësinë e deklaratave të rojes.
Sigal