“Tempulli 2” në Elbasan, pas hekurave një student dhe një anëtar i këshillit bashkiak

50
Sigal

Një nga 7 grupet kriminale që u shkatërrua gjatë orëve të fundit në kuadër të operacionit “Tempulli 2” e kryente aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit.

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të këtij operacioni sipas burimeve të besueshme rezulton të jenë edhe një  student si edhe një anëtar i këshillit bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë.

Ndërsa është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi gjatë mes javës, ata do të dalin para trupit gjykues ku do vlerësohet masa e arrestit si edhe do caktohet masa e sigurisë.