E rëndë në Gjirokastër/ Burrë e grua vriten me armë nga fqinji i tyre (Emrat)

476
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjirokastrës, kur burrë e grua, të identifikuar si Leko dhe Afërdita Kosta janë vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen ‘Palorto’ të qytetit të gurtë.
Nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat kanë pasur një konflikt për kopështin me fqinjin e tyre.
Policia e këtij qyteti ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur më shumë detaje.
Sigal