Të shumëkërkuar për grabitje e shkelje të tjera ligjore, policia “kap mat” dy të rinjtë shqiptarë në kufirin me Greqinë

118
Sigal

Ditën e sotme policia ka kapur dy shqiptarë të kërkuar në kufirin greko-shqiptar.

Burime bëjnë me dije se një 34 vjeçar është ndaluar në Follorinë nga policia greke pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës me 18 vite, 1 muaj e 6 ditë burg dhe 1 mijë euro gjobë për grabitje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa një shqiptar 35 vjeç është ndaluar po në Follorinë, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Kilkis me 18 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë për plagosje të thjeshtë dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.