Dinamika e ngjarjes/ Si u qëlluan tre të rinjtë në Berat nga babë e bir

535
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Berat, ku pronarët e një lavazhi qëlluan me armë ndaj qiramarrësve, pasi pretendonin se nuk iu është paguar qiraja në kohë.

Pronari Vladimir Spahiu ka qëlluar me pistoletë drejt lavazhit, ndërsa djali i tij, Xhoni, ka qenë në drejtim të mjetit.

Gazetarja Bezat raporton për “BalkanWeb” se është qëlluar ndaj shtetasve Krenar Dinkallari, Erion Germaku dhe Muhamet Hysa, në momentin kur ndodheshin në lavash, por që fatmirësisht nuk janë lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori”, në Berat.