Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Shkafanës, në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.