Situatë e rënduar nga zjarret në fshatrat e Memaliajt, digjen rreth 50 ha tokë

196
Sigal

Situata e zjarreve po merr përmasa katastrofike në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme vatra zjarri ka patur edhe në zonën e Memaliajt. Sipas njoftimeve të para atje janë shkrumbuar rreth 50 ha pyll.

Vatra e zjarrit është në fshatin Amanikaj dhe Iliras të dyja fshatra të Bashkisë Memaliaj.

Ndërkohë që sipas informacioneve nga terreni në zonë nuk asnjë zjarrfikëse për të luftuar më zjarrin që po merr përmsa të frikshme.