Protesta përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë, kundër kryemistrit shqiptar: Miku juaj, Vuçiç, ka bërë krime

151
Me një pankartë në duar, të rinjtë e organizatës, e kanë krahasuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me Esat Pashë Toptanin.
Sigal

Organizata “Lëvizja Për Demokraci” ka protestuara para ambasadës së Shqipërisë në Kosovë kundër nismës ‘Ballkani i hapur’. Me një pankartë në duar, të rinjtë e organizatës, e kanë krahasuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me Esat Pashë Toptanin.

“Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviçin dhe ministrin e tij Vuçiç! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerisës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiç dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!,”-shkruhej në banderolën e shpalosur prej tyre.

Pamje nga protesta

Javën e kaluar Vuçiç, Rama dhe Zaev i ndryshuan emrin nismën së mini-Shengenit duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’, duke prezantuar ambicien e tyre për të hequr kufijtë mes vendeve deri në 2023-shin. Por kjo nismë nuk është pritur mirë në Kosovë.