Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tjetër padi në SPAK: Kërkojmë pezullim të punimeve

102
Në një deklaratë për mediat, avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ardiana Kalaja, deklaron se ka paditur në SPAK, një sërë drejtuesish të lartë të qeverisë, përfshirë, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sigal

Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për vendosjen në sekuestro të punimeve në truallin e Teatrit të dikurshëm. Ata kërkuan që të pezullohen punimet, e në të kundërt, paralajmëruan përshkallëzim të masave që do të ndërmarrin.

“Jemi në momentin që pronat, sipas vendimit, duhet kthyer në gjendjen e datës 7 maj. Ne kemi argumentuar para SPAK se jo vetëm që ka shkelje të rënda të Kushtetutës, siç janë ato të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.

Ne kemi kërkuar sekuestron për truallin. VKM e re bazohet në transferimin e truallit.  Po të shohim VKM e re, nuk ka të artikuluar fjalën Teatri Kombëtar, është sjellje tendecioze, jo vetëm antikombëtare, sepse duan të fshijnë historinë. Kjo VKM i hap rrugë, qartazi ndërtimit të kullave në teatër. E konsiderojmë emergjencë, pas 8 kërkesave për vendosjen e sekuestros.

Drejtuesit e SPAK duhet të vihen në lëvizje dhe të zbatojnë ligjin për marrjen e sekuestrove. Ne nuk tërhiqemi, nëse nuk merren masa brenda javës do të vijojmë me hapa të agravuara, duke iu drejtuar edhe ndërkombëtarëve. E gjithë trupa gjyqësore e kupton qartë se sa legjitim ishte kërkesa jonë, për t’u marrë masa e pezullimit. Kështu që presim që SPAK-u të marrë hapat e duhura dhe hapi emergjent duhet të jetë sekuestro e truallit. Konstatojmë me keqardhje, që nuk ka asnjë reagim nga SPAK në lidhje me një takim që kemi kërkuar, për të marrë një informacion të detajuar se ku ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit“, tha Kalaja.