Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Grenell, ku i ka dhuruar dhe librin “Albania from Air”, një botim i veçantë, i cili flet për mrekullitë natyrore shqiptare.
“Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.”,- u shpreh Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, në ‘Facebook’.
Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur.






















