Presidenti Meta bën homazhe dhe nderon jetën dhe veprën e mjekut, intelektualit dhe politikanit të shquar, Sabit Brokaj

364
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta bëri sot homazhe për ndarjen nga jeta të mjekut kardiolog, intelektualit dhe politikanit, Profesor Sabit Brokaj, i cili u shqua gjithmonë jo vetëm për veprën dhe kontributet e tij të vyera mjekësore, shkencore dhe akademike, por edhe për angazhimin e rëndësishëm në çështjen kombëtare, edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule, u përul me nderim dhe respekt para trupit të pajetë të Profesor Brokajt duke ju shprehur personalisht ngushëllimet e ndjera anëtarëve të familjes e të afërmve për këtë humbje të pazëvendësueshme.