Përplasen dy makina në Bulqizë, plagoset pasagjerja dhe drejtuesi i mjetit

248
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mesditës në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të lënduar dy shtetas.

Bulqizë/ informacion paraprak

Në vendin e quajtur ‘’Ura e re’’ aksi rrugor Shupenzë- Maqellarë janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën e po marrin ndihmë mjekësore në spital dy drejtuesit e mjeteve shtetasit R.P., 63 vjeç; M. L., 58 vjeç, dhe një pasagjere.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.