Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku një shtetas shqiptar i moshës 45 vjeçare ka humbur jetën teksa po punonte.
Ngjarja ndodhi në Volos, ku një vatër e fuqishme zjarri përfshiu ish kompleksin frigoriferik “Alexopoulos” e për pasojë i mori jetën shqiptarit.
Identiteti i shtetasit shqiptar nuk është bërë me dije nga media lokale, por ajo që mësohet është se 45 vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe punonte si saldator.
Shkaku i shpërthimit në flakë të godinës mbetet ende i paqartë.
Për më tepër ndiqni fotot e mëposhtme:


