Një pjesë e Tiranës nesër pa drita, ja zonat ku do ketë ndërprerje

746
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se një pjesë e Tiranës nesër do jetë pa drita.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes së energjisë elektrike TM 20 kV fideri 356 i NST Rajonal 220 kV, si dhe instalimin e rrjetit të ri 20 kV në disa kabina.
Energjia do të stakohet në 3 fidera të stacionit rajonal dhe punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00 – 15:00.
Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të ndërpritet për abonentët e këtyre zonave:
Zona pranë ish parkut të autobuzave në rrugën “Don Bosko”, rruga “Shahin Matraku”, rruga “Anastas Shundi”, pranë ish-Uzinës ”Dinamo”.
Sigal