613 kg kokainë të fshehur në banane, sot merret vendimi për Arbër Çekaj

511
Sigal

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca për Arbën Çekaj i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontenieri me banane.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, gazetarja Glidona Daci raporton se Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Çekaj mbante tre mbiemra. Prokurori i çështjes Edvin Kondili thotë se gjithçka ka marrë fund dhe se kërcënimet e Çekaj nuk vlejnë ndaj tij.

Ndërkohë avokatët kanë bërë kërkesë për ta përjashtuar nga procesi i Arbër Çekaj Prokurorin Kondili. Gazetarja Glidona Daci tha se në sallën e gjyqit Çekaj ka akuzuar prokurorin se ka përhapur lajme të rreme ndaj tij, ai thotë se nuk ka dijeni për 613 kg kokainë të cilët u kapën në kontenierin me bananë që ishin në pronësi të kompanisë së tij “Arbri Garden”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë edhe vendimin e saj.