Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnjë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16
Sigal

Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnjë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se një ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ambulanca.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.