Vinçi preku linjën e tensionit të lartë dhe u shkaktua shpërthimi, identifikohet viktima në Lushnjë

71
Sigal

Lushnja u trondit sot nga një shpërthim i fuqishëm. Një person humbi jetën në një fabrikë në ndërtim, dhe 4 të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve raportohet se është dhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Raportohet se viktimë nga incidenti i rëndë ka mbetur Roland Hoxha, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tre personave të tjerë të plagosur.  Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i plasmasit në Lushnjë.

Mësohet se gjatë punës në fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.