Shpërthim eksplozivi në Fushë Milot, shkatërrohet makina e të dënuarit për vrasje

580
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Milot ku një makinë është shkatërruar thuajse e gjitha.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, eksplozivi ishte vendosur në një makinë tip ‘Audi’ në pronësi të një qytetari me inicialet N. K.

Mësohet se pronari i makinës që ka shpërthyer ishte i dënuar më parë për vrasje. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa përpara e mjetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18 korrik 2017, në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N. K. 62 vjeç, ( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv, po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Sigal