Shpërndante drogë në qytetin e Korçës, arrestohet

101
Sigal

Policia ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në qytetin e Korçës dhe ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Mjeshtri”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi R. T. dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Korçë.

Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis.“- njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.