‘Shkundet’ Korça/ 65 lëkundje tërmeti brenda 30 orëve

461
Sigal

Shifra alarmante zbulohen nga Zyra e Lëkundjeve Sizmike. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korçës.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes më herët dha edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara.

Mësohet ndër të tjera se deri më tani, rreth  230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhë FA.