Vrau Anxhelon, babai i autorit tregon bisedën fundit me djalin: S’ka qenë mirë, para 3 vitesh…

774
Me lot ne sy dhe në gjendje të rënduar, Artir Lala, babai i Devit, që qëlloi për vdekje me thikë Anxhelon 16-vjeçar tregon se si e ka mësuar gjëmën dhe rrëfen bisedën që ka bërë me të birin pas krimit.
“Isha në punë dhe më morën në telefon dhe më thane se Devi kishte goditur me xham një shokun e tij gjatë një sherri”, thotë babai, raporton gazetari i “Panorama”.
Ai tregon më tej se la me vrap punën dhe shkoi në spital për të parë djalin e plagosur, kur pas pak çastesh doli mjeku dhe lajmin e rëndë që ai ndërroi jetë.
“E pyeta djalin çfarë bëre kështu dhe se ku e gjete thikën ai nuk më përgjigjej, vetëm më shikonte në sy. Jemi shumë të shokuar. Djali më shikonte në sy dhe u përlot, nuk më tha asnjë fjalë”, thotë ai, duke treguar se i biri nuk është mirë nga ana psikologjike.
“Qe prej tre vitesh më parë kur humbi vëllanë, i cili u rrëzua nga çatia e shtëpisë dhe humbi jetën, nuk është mirë”, thotë babai.
Sigal