Shkrumbohet në ecje e sipër makina në Kaninë të Vlorës

15
Sigal

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër, pasditen e sotme në Kaninë të Vlorës.

Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Autoritetet ndodhën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë, ka marrë flakë në ecje, automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.