Vodhi një shumë të madhe parash nga kasaforta e punës, pranga punonjësit në Tiranë

95
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash nga vendi i tij i punës. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. L., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.