Dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së ish-punonjësit të Burgjeve, ja çfarë ka mbetur nga automjeti i shkrumbuar. Brenda tij u gjetën…

13
Sigal

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Hasan pak pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas. Dyshohet se makina iu përket autorëve të cilët ekzekutuan Bejtjan.

Tipi i makinës është një fouristradë “Land Rover”, ngjyrë e bardhë, brenda së cilës janë gjetur 4 kallashnikovë. Siç shihet nga pamjet, automjeti është shkrumbuar totalisht.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të premteje, ku Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujë.

Fill pas krimit, autorët u arratisën, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.