Soreca takohet me presidentin Begaj, në fokus procesi i integrimit të Shqipërisë në BE

15
Sigal

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca u takua këtë të martë me Presidentin Bajram Begaj.

Fokusi i diskutimit mes Sorecas dhe Begajt ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Në njoftim e bërë publik në rrjetet sociale në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri thuhet se ky takim vjen “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.