PDIU mbështet Dakon: Koalicioni i majtë me rezultat spektakolar në zgjedhjet e 21 qershorit

403
Koalicioni i majtë do të marrë një rezultat spektakolar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kjo ka qenë deklarata e bërë gjatë ditës së sotme në Durrës nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Në një takim që është zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, drejtues të kësaj partie kanë dhënë mbështetjen për kandidatin e koalicionit të majtë, Vangjush Dako për të vazhduar bashkëpunimin me të edhe për 4 vjet të tjera. 
Në fjalën e tij kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se reforma territoriale të cilën ne si parti e mbështetëm që në fillim do të japë efektin e saj pozitiv pas këtyre zgjedhjeve. Ndërsa, kryebashkiaku Dako nga ana e tij premtoi bashkëpunim me aleatet e qeverisë. 
Sigal