Shkrumbohet ashefi që përdorej si kuzhinë në Ersekë, dyshimet e para

70
Sigal

Një ashef në fshatin Boshanj të Ersekës ka marrë flakë. Ndërtesa e ulët në oborrin e shtëpisë që përdorej për gatim ishte në pronësi të shtetasit me inicialet D.H.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk është i qartë, ndërsa dyshohet të ketë ardhur nga oxhaku apo një shkëndijë elektrike, pasi fillimisht është prekur çatia.

NOA

Dy personat të cilët banonin aty kanë dalë menjëherë duke lajmëruar dhe shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ndonëse dëmet janë të konsiderueshme, fatmirësisht shtëpia e personave në fjalë i ka shpëtuar flakëve, por edhe ato të fqinjëve të tyre.