Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar. Ja sa shkonte ‘xhiroja’ nga trafiku

581
Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, që drejtohej nga një shqiptar. Mediat greke raportojnë se operacioni u bë në Athinë, ndërsa në pranga ranë 5 persona, 4 grekë dhe 1 shqiptar. Ndërkohë, në Amfisas u kap një 38-vjeçar shqiptar, që thuhet se është një nga drejtuesit e kësaj bande.
‘Kathimerini’ shkruan se grupi merrej me trafik kanabisi, ndërsa fitimet thuhet se arrinte në 110.000 euro. Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar policia sekuestroi 33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gr kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë si dhe 12 telefona celularë.
Aktualisht policia po heton rreth dokumentimit të plot të ngjarjes si dhe hetimeve nëse ka apo jo persona të tjerë të implikuar në grupin e trafikut.
Sigal