Peqin/ Plagosen 3 persona si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit

445
Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Shezaj në Peqin.
Të plagosurit janë dy gra dhe një burëm, të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit me djegie në trup.
Sipas informacioneve të para mësohet se shpërthimi i bombulës së gazit ka ndodhur gjatë montimit të saj.
Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal