Shijak, vidhnin bagëti në fshatra të ndryshëm, arrestohen dy hajdutët

415
Ishin kthyer në tmerrin e banorëve në zonat rurale sepse kryenin vjedhje në seri të bagëtive, policia identifikon dhe arreston dy persona. Në pranga kanë rënë Erjon Ismaili (Shkëlzen Cala) 40 vjeç, banues në Manëz të Durrësit dhe Eraldo Mema 24 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë i mundur pasi në sajë të veprimeve hetimore rezultuan se ishin pjesë e një grupi me aktivitet kriminal që merrej më vjedhjen e bagëtive në zonën e Hamallaj, Rrushkull, Kullë, Manëz dhe Ishëm. Nga kontrolli që u krye në banesën e shtetasve, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa krerë bagëti, një kamionçinë, një krehër automatiku dhe 18 copë fishekë model 56,të kalibrit 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.
Sigal