Aksidenti në Golem, arrestohet drejtori i kolaudimit në ARRSH

426
Policia e Shtetit me urdhër të prokurorisë ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Kolaudimit në ARRSH, pas hetimeve për aksidentin tragjik në Kavajë.
Burime nga prokuroria thanë se ky institucion ka nxjerrë urdhër arresti për Lekë Tushaj . Ditën e djeshme, me urdhër të prokurorisë u arrestuan edhe dy zyrtarë të tjerë të ARRSH. Ata janë Bib Gjomakaj, drejtor Rajonal në Autoritetin Rrugor të Tiranës dhe Dritan Fejzo, drejtor Juridit në ARSH. Ata dyshohet se nuk kanë zbatuar projektin e rrugës Golem- Plepa, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë të mitur në një aksident tragjik. Organi i akuzës ashtu sikurse edhe ekspertë rrugorë mendojnë se aksidenti nuk do të kishte këtë bilanc tragjik, nëse barriera anësore prej metali nuk do të ishte e ndrëprerë.
Sigal