Shpërthen në flakë “Benzi” i 26-vjeçarit në Tiranë, mister shkaqet

555
Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Kamzës rreth orës 19:00.
“Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Njoftimi i policisë
Me date 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:
Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Sigal