Tentoi të digjte qelinë e burgut në Drenovë, dyshohet se i dënuari…

18
Sigal

Një i dënuar ka tentuar të djegë qelinë e tij në burgun e Drenovës ditën e sotme.

Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaret.

Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sakaq, raportohet se aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.