Shijak, polici vetëplagoset me armën e shërbimit, më pas pendohet

Një punonjës policie ka qëlluar veten me armën e shërbimit duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në fshatin Kamberas, në Shijak. Mësohet se shtetasi Hasan Deda ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij, e më pas ka njoftuar policinë.

Në momentin e ngjarjes, polici ndodhej i vetëm në shtëpi, pasi familjarët e tij ndodhen në Itali.

Sigal

Nuk dihet ende nëse ngjarja ishte aksidentale apo Hasan Deda ka tentuar të vetëvritet, por hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË
Më datë 27.12.2016, rreth orës 09:20, në fshatin Kamberas, në banesë është vetëplagosur me armën e shërbimit tip pistoletë shtetasi H. D. punonjës policie.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e motiveve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.